Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-lojtari i kombëtares kroate ka thënë se Hamasi është i ngjashëm me serbët
    Ballina-1

    Ish-lojtari i kombëtares kroate ka thënë se Hamasi është i ngjashëm me serbët

    11/10/2023 20:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-përfaqësuesi kroat i futbollit, Giovanni Rosso, e krahasoi luftën aktuale në Izrael me serbët dhe ngjarjet e vitit 1991!

    Rosso ka lindur në Split dhe ka luajtur 19 ndeshje për “Zarët”, dhe tashmë një pjesë të karrierës së tij e kaloi në Izrael, ku vazhdoi të jetonte edhe pas varjes së këtpucëve.

    Në një intervistë për “Jutarnji list” ai ka përshkruar situatën aktuale në Izrael, dhe e ka krahasuar me luftën e viteve nëntëdhjetë në territorin e ish-Jugosllavisë, ndërsa serbët praktikisht i ka krahasuar me Hamasin palestinez. .

    – Deri një muaj më parë, vendi ishte i ndarë mes të djathtëve që mbështesnin fuqishëm Netanyahun dhe demonstruesve të tjerë në rrugë që ishin kundër përpjekjes së tij për të reformuar sistemin gjyqësor, nuk kishte vend për kompromis. Më kujton luftën tonë të vitit 1991, kur serbët na sulmuan, të gjitha dallimet u zhdukën dhe e vetmja gjë e rëndësishme ishte mbrojtja e vendit dhe fitimi i luftës. Dhe Izraeli me siguri do ta fitojë këtë luftë – tha Rosso. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.