Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-presidenti i Federatës së Volejbollit të Serbisë: Më vjen turp që Serbia nuk luajti më Kosovën
    Ballina-1

    Ish-presidenti i Federatës së Volejbollit të Serbisë: Më vjen turp që Serbia nuk luajti më Kosovën

    24/01/2024 22:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Serbia ditë më parë bëri një tjetër skandal në sport kur skuadra kadete e volejbollit të Serbisë refuzoi të luajë më Kombëtaren e Kosovës në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian me pretekstin se nëntë lojtarë janë sëmurë papritur.

    Serbia pas këtij vendimi rrugëtimin për këto kualifikuese derisa mori kritika të mëdha sesi politika edhe njëherë u përfshi në sport, transmeton Ballkani.info.

    Kritika të mëdha ka dhënë edhe, ish-presidentit të Federatës së Volejbollit të Serbisë, Nenad Golijanin. Tetë vjet më parë, Nenad Golijanin si njeriu i parë i atëhershëm i federatës abstenoi në kongresin e Federatës Botërore të Volejbollit gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, pas së cilës u shkarkua nga të gjitha pozitat që mbante dhe në media u cilësua si tradhtar.

    “Nuk e di se çfarë ndodhi në të vërtetë në atë turne, sepse më përjashtuan nga volejbolli dhe sporti dhe e ndjek si tifoz. Mirëpo, si një sportist prej kohësh, ai lajm më tronditi sepse më vjen keq për ata të rinj, u privua nga shansi për të bërë diçka të rëndësishme në karrierën e tyre. Nëse vërtet diku është vendosur që të mos luajnë me Kosovën, atëherë më vjen pak turp që po ndodh kjo, sepse jam një person që respektoj vlerat sportive. Shpresoj që kjo të mos jetë së shpejti praktikë, sepse sporti duhet të ngrihet mbi të gjitha”, thotë Goljanin në një intervistë për Danas dhe shton se është i vetëdijshëm për presionet me të cilat përballen njerëzit që e morën këtë vendim. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Edhe Partizani gjobitet për banerin “Kosova është Serbi”

    13/08/2025 17:44

    “Gruaja e tij ka kancer në stomak – ai nuk mund ta lërë atë dhe fëmijën e tyre 5-vjeçar” – menaxheri i Mevlan Zekës ndan detaje për mediat rumune

    13/08/2025 16:54

    Portieri i Kosovës nis aventurën e parë në Itali

    13/08/2025 16:49

    Rumunët të kënaqur me stadiumin “Fadil Vokrri”

    13/08/2025 15:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.