Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-reprezentuesi i Zvicrës: Epoka e Xhakës dhe Shaqirit ka përfunduar
    Ballina-2

    Ish-reprezentuesi i Zvicrës: Epoka e Xhakës dhe Shaqirit ka përfunduar

    09/12/2022 18:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Kubilay Tuerkyilmaz është kolumnist i gazetës së madhe zvicerane, “Blick”. Dhe rrjedhimisht ka ndikim në opinionin zviceran. Ai së fundi ka vlerësuar se periudha e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit te Zvicra ka përfunduar. Ish-sulmuesi ka folur për epokë të Zvicrës me Xhakën e Shaqirin.

    Xhaka është kapiten, ndërsa Shaqiri zëvendëskapiten. Bëhet fjalë për dy yjet më të mëdhenj të Zvicrës.

    Në një kolumne të publikuar në “Blick” të premten pasdite, Kubi, si njihet shkurt Kubilay Tuerkyilmaz, ka analizuar paraqitjen e Zvicrës në Botëror. Zvicra u ndal në një të tetën e finales, ku pësoi humbje të thellë nga Portugalia. Ai nuk është pajtuar me vlerësimet se lojtarët e Zvicrës kanë shpenzuar shumë energji në ndeshjen emocionale ndaj Serbisë, të cilën e fituan 3:2.

    Sipas Kubit, Zvicra është dashur të luftojë për vendin e parë në grup.

    Por Botërori në Katar ka mbetur prapa për Zvicrën dhe Kubi ka folur për të ardhmen.

    “Dhe tani? Çka tutje? Yakin është ende trajneri i duhur. Pa dyshim. Por jam i sigurt se duhet të mendohet për një apo tjetër lojtar. Me këtë, një epokë e futbollit zviceran ka ardhur në fund. Mbase më e suksesshmja e të gjitha kohërave. Kjo me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Haris Seferoviqin si figura udhëheqëse. Por tani duhet të fillohet sërish – dhe mundësisht pa këta lojtarë. Evropiani vjen për dy vjet. Deri atëherë Yakin ka kohë për të ngritur ekipin me djem si Rieder, Jashari, Zakaria, Akanji, por po ashtu me Sow dhe Freuler. Futbollistë shumë të uritur. Që lënë zemrën në fushë. Dhe jo të kenë 10 kilometra më pak se Portugalia, që është shifër e pabesueshme”, ka shkruar Tuerkyilmaz.

    Me Shaqirin e Xhakën në përbërje, Zvicra është paraqitur rregullisht në ngjarje të mëdha, Kupa të Botës dhe Kampionate Evropiane. Po ashtu ka kaluar thuajse pa telashe fazën grupore. Këtë sukses vetëm ka mundur ta ëndërrojë për dekada të tëra.

    Shaqiri i ka 112 ndeshje me Zvicrësn dhe 27 gola të shënuar. Xhaka i ka 111 ndeshje të luajtura dhe 12 gola të shënuara. Të dy janë lojtarët prej më të mëdhenjve që ka pasur Zvicra. Dhe shumë nuk pajtohen me Kubin që periudha e tyre te helvetikët ka përfunduar.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.