Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-sulmuesi i njohur këshillon Real Madridin: Nuk duhet ta riemëroni Mourinhon trajner
    Ballina-1

    Ish-sulmuesi i njohur këshillon Real Madridin: Nuk duhet ta riemëroni Mourinhon trajner

    07/04/2023 22:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi është këshilluar nga Antonio Cassano që të mos riemërojë Jose Mourinhon në pozitën e trajnerit.

    “Los Blancos” mendohet se janë në kërkim të një trajneri të ri pas spekulimeve mbi të ardhmen e Carlo Ancelottit, për të cilin thuhet se po kalon sezon e fundit si trajner i skuadrës.

    Pavarësisht se italiani ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar deri në fund të kontratës, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm, mundësia për ndryshimin e trajnerit mbetet te Real Madridi.

    Dhe, Jose Mourinho është në një listë të opsioneve të mundshme, por Cassano nuk është një adhurues i stilit të trajnerit portugez, pavarësisht se 60-vjeçari fitoi një titull kampioni në La Liga me madrilienët në vitin 2012.

    “Ai mund të kthehet në Real Madrid, nëse Ancelotti largohet, por nëse duan një trajner, nuk duhet të thërrasin Mourinhon për projektin e tyre të ri”, ka deklaruar ish-sulmuesi i njohur italian.

    “Mourinho nuk shprehet për futbollin. Nuk i pëlqen të punojë, nuk di të komunikojë, le të mos gënjehemi nga historia e tij. Interi është ekipi im dhe ata fituan Ligën e Kampionëve 11 vjet më parë me të, por jo duke luajtur futboll”, shtoi ish-sulmuesi i Real Madridit.

    Ndryshe, Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

    Përveç portugezit, në listën për zëvendësimin e mundshëm të Ancelottit është edhe ish-trajneri tjetër i Real Madridit, Zinedine Zidane, legjenda tjetër e klubit, Raul Gonzalez, por edhe Julian Nagelsmann.

    TË LIDHURA

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.