Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-trajneri i Kosovës në basketboll shokon me deklaratat, tregon se s’i u “ble” një lojtar që mblidhte patate
    Ballina-2

    Ish-trajneri i Kosovës në basketboll shokon me deklaratat, tregon se s’i u “ble” një lojtar që mblidhte patate

    05/12/2023 20:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Christos Marmarinos është rrëfyer për kohën e tij sa ishte përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll.

    Në një intervistë të publikuar nga mediat greke, ai mes tjerash zbuloi një histori të pabesueshme, për “blerjen e një lojtari që mblidhte patate”.

    “Ne ‘blemë’ një lojtar nga babai i tij, i cili ishte 2.15 i gjatë dhe nuk kishte kapur kurrë një top në jetën e tij. Herën e parë që doli në fushë, i dhamë topin, i thamë ta fuste në kosh dhe ai e gozhdoi se nuk dinte si ta fuste ndryshe. Pra, shkojmë te babai i tij për t’i thënë atij të vijë të stërvit djalin e tij dhe ai thotë: ‘Jo, kush do të më ndihmojë të nxjerr patatet? Djali im është i vetmi punëtor’”, tha fillimisht trajneri grek.

    “Kështu e pyetëm sa donte të merrte një punëtor dhe në fund Federata i jepte 100 euro në muaj që të merrte një punëtor dhe ta linte djalin të stërvitej. Pas 2 vitesh, djali i tij vendosi që i pëlqen fusha më shumë se basketbolli dhe u largua”, deklaroi ish-përzgjedhësi i Kosovës.

    Marmarinos ishte emëruar në krye të “Dardanëve” në vitin 2020.

    Ai udhëhoqi me ekipin e Kosovës në 10 ndeshje, ku pati bilanc prej tri fitoreve dhe shtatë humbjeve.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.