Futboll ndërkombëtar

Ishte bërë gati për t’i nisur pushimet, por befasohet me ftesën e Gjermanisë

Ishte bërë gati për t’i nisur pushimet, por befasohet me ftesën e Gjermanisë

Gjatë ditës së djeshme, Kombëtarja e Gjermanisë e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për kampionatin evropian i cili mbahet pikërisht në këtë vend. E në këtë listë, vend kishte edhe për portierin e Stuttgartit, Alexander Nubel, i cili thotë se u befasua këndshëm kur lexoi emrin e tij. Nubel nuk e kishte

Besnik Batusha

Gjatë ditës së djeshme, Kombëtarja e Gjermanisë e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për kampionatin evropian i cili mbahet pikërisht në këtë vend.

E në këtë listë, vend kishte edhe për portierin e Stuttgartit, Alexander Nubel, i cili thotë se u befasua këndshëm kur lexoi emrin e tij.

Nubel nuk e kishte menduar se do të merrte një ftesë, ndaj rezervoi një pushim veror në Tanzani me familjen e tij.

 “Unë kam planifikuar tashmë një pushim dhe rezervuar një safari në Tanzani, por do ta anuloj me shumë kënaqësi. Do të shkoj në Afrikë vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Duke qenë se Nagelsmann përfshiu katër portierë në listë, kjo do të thotë se njëri do të largohet nga lista perfundimate.

Nubel do të luftojnë për një vend në evropian me Oliver Baumann, pasi Manuel Neuer dhe Marc-Andre ter Stegen janë të sigurt.

Nubel ndodhet në Stuttgart në formë huazimi nga Bayern Munich.

Alexander NubelGjermania

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions