Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare
    Ballina-2

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori çek, Jakub Jankto, i cili vinte pas dy sezonesh te Cagliari, në një histori në Instagram ka njoftuar vendimin e tij për tërheqjen nga futbolli.

    “Kam marrë shumë mesazhe për të ditur nëse do ta vazhdoj karrierën time futbollistike. Për fat të keq përgjigjja është jo. Arsyeja është e thjeshtë, kam pësuar një dëmtim shumë të rëndë, ligamenti i kyçit të këmbës është dëmtuar plotësisht. Po përpiqesha ta tejkaloja për të përballuar sezonin”, shkruan Jankto.

    Vendimin përfundimtar e mori për shkak të nevojës për të qenë më pranë djalit të tij David, i lindur nga lidhja me modelen Marketa Ottomanska:

    “Pika kyçe është djali im, dua të kaloj më shumë kohë me të, prandaj vendosa të zhvendosem në Pragë. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur.”

    Më 13 shkurt 2023, Jankto bëri deklaratën, duke u bërë futbollisti i parë i një kombëtareje të madhe që shpalli se ishte homoseksual, përcjell tch.

    Pas përvojave te Udinese, në verën e vitit 2023 u rikthye të luante në Itali, nën drejtimin e Claudio Ranierit, trajneri që e kishte stërvitur edhe te Sampdoria.

    Tashmë Jankto është bërë trajner i ekipit U17 të Dukla Pragës.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.