Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Islanda zbulon të ftuarit kundër Kosovës
    Ballina-1

    Islanda zbulon të ftuarit kundër Kosovës

    14/03/2025 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Islanda, ka zytarizuar të ftuarit e selektorit të tyre për ndeshjet ndaj Kosovës në kuadër të playoffit të Ligës B/C të Kombeve. Përballjet janë të vlefshme për ngjitje/rënie në Ligën B ose C të Kombeve.

    Ndeshja e parë luhet në Prishtinë, ku Kosova më 20 mars pret Islandën. Ndërsa tre ditë më vonë në Murcia të Spanjës, 23 mars, Islanda pret Kosovën në përballjen përcaktuese.

    Kjo është hera e parë që Liga e Kombeve ka dhënë mundësinë e playoffit për ngjitje/rënie nga Liga përkatëse për ekipet që përfundojnë fazën grupore në vend të dytë ose tretë.

    Selektori Arnar Gunnlaugsson do të kërkojë që ekipi i tij të bëj më të mirën për të mbetur në Ligën B të Kombeve. Lojtari më me përvojë nga të ftuarit në kombëtare është Aron Gunnarsson që ka 104 ndeshje të luajtura për ishullorët. Pas tij vjen Arnor Traustason me 63 ndeshje në kombëtare, ndërkaq Sverrir Ingason ka 55 ndeshje dhe të tjerët janë me dukshëm më pak lojë të luajtura.

    Islanda ka qenë pjesë e Grupit 4 të Ligës B të Kombeve, ku përfundoi e treta pas Uellsit e Turqisë. Mali i Zi nga ky grup ra në Ligën C.

    TË LIDHURA

    Irani i përgjigjet Trumpit: Askush nuk na largon nga Kupa e Botës

    13/03/2026 20:37

    Dënime për zyrtarë të shumtë të klubeve të futbollit, më së rëndi e pëson Granit Koci i Drenicës

    13/03/2026 20:34

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.