Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ismet Munishi ankohet prapë në referim: Kjo penallti e lehtë nuk jepet në derbi
    Ballina-2

    Ismet Munishi ankohet prapë në referim: Kjo penallti e lehtë nuk jepet në derbi

    22/02/2023 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Ismet Munishi është ankuar prapë në referim, pas derbit mes Prishtinës dhe Dritës.

    Trajneri i kryeqytetasve konsideron se në dëm të ekipit të tij u dha një penallti e lehtë, sipas tij e paqenë.

    Sipas tij, Bardhekaltrit po dëmtohen sistematikisht dhe me këtë rast po e ka të vështirë t’i motivojë lojtarët e tij.

    “Penalltia ishte e kallajshme, është loja e satë që kemi kësi probleme. Duhet me pas kujdes në ndeshje derbi, edhe pse kam respekt për Dardanin. Po na ndodh që disa ndeshje me radhë. Drita ka ekip të mirë, nuk ka nevojë për ndihmë. Po e kam problem t’i motivoj lojtarët. A referohet kjo penallti në ndeshje derbi? A referohet në Angli?”, deklaroi Munishi pas lojës për Artmotion.

    “E kemi një bindje që nuk po na gjykohet drejt. Kemi ardhur ta ngritim klubin, është një sakrificë e madhe e donatorëve, e lojtarëve, e trajnerëve, e të gjithëve në klub. Po kërkojmë veç ‘fair-play’, asgjë më shumë. Ai rast ishte më shumë faull në portier sesa penallti”, vazhdoi trajneri i njohur kosovar.

    Prishtina e pësoi humbjen e tretë radhazi në Superligë duke mbetur prapa Top 3, e cila çon në garat evropiane.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.