Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Italia merr pikët e para në kualifikimet për “Euro 2024”, mposht Maltën
    Ballina-1

    Italia merr pikët e para në kualifikimet për “Euro 2024”, mposht Maltën

    26/03/2023 22:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Italia ka regjistruar fitoren e parë në këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Pas humbjes ndaj Anglisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit triumfuan sonte në udhëtim kundër Maltës.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin nacional “Ta’Qali” përfundoi me rezultatin e pastër, 0:2.

    Të dy golat e fitores për “Azzurrët” u shënuan në pjesën e parë.

    Mateo Retegui (15’) dhe Matteo Pessina (27’) ishin autorët e golave të fitores.

    Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e tyre e dytë në Grupin C, aty ku prin Anglia me gjashtë pikë.

    Italia pas kësaj fitore ka tre pikë dhe tani renditet e dyta, por me pikë të njëjta me Maqedoninë e Veriut që ka një ndeshje më pak.

    Malta është në pozitën e fundit dhe pa pikë. 

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.