Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Izquierdo, që ra pa ndjenja në fushë gjatë një ndeshje në Libertadores, vdiq në moshën 27-vjeçare
    Ballina-2

    Izquierdo, që ra pa ndjenja në fushë gjatë një ndeshje në Libertadores, vdiq në moshën 27-vjeçare

    28/08/2024 12:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     Bota e futbollit, veçanërisht ajo e Amerikës së Jugut, është në zi: Juan Izquierdo, mbrojtësi i Nacional Montevideo, i cili u rrëzua përtokë pa ndjenja në minutën e 84-të të ndeshjes së luajtur të premten kundër Sao Paulos për Copa Libertadores, për shkak të një aritmie kardiake ka vdekur!

    Këtë e ka bërë të ditur klubi uruguajan me një shënim zyrtar: “Me dhimbjen dhe ndikimin më të thellë në zemrat tona, klubi i futbollit Nacional njofton vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve, shokëve dhe të afërmve të tij. I gjithë Nacional vajton humbjen e tij të pariparueshme. REP. Juan, do të jesh me ne përgjithmonë.”

    Ajo që ndodhi…
    Izquierdo u rrëzua përtokë gjatë ndeshjes së Copa Libertadores, për shkak të një aritmie kardiake dhe në orët e fundit para vdekjes së tij, gjendja u përkeqësua. Disa lojtarë të Uruguajit, si Luis Suarez apo José Maria Giménez, dhanë mbështetjen e tyre.

    Lojtari vdiq në moshën 27-vjeçare në spitalin Israelita Albert Einstein, pavarësisht përpjekjeve të punonjësve të kujdesit shëndetësor. Izquierdo ka lënë pas prindërit Nelson dhe Sandra, gruan e tij Selena, një vajzë dyvjeçare dhe një fëmijë tjetër të mitur.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.