Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ja kur dalin në shitje biletat për Europianin
    Ballina-2

    Ja kur dalin në shitje biletat për Europianin

    23/11/2023 10:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shijojnë përsëri pjesëmarrjen e kuqezinjve në një aktivitet madhor. Dhe ashtu si në “Euro 2016”, do të ketë një interes të jashtëzakonshëm që edhe në Gjermani të mbushin shkallët e stadiumeve për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj, me biletat që do të kthehen shpejt në objektet më të kërkuara në treg.

    UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit, të cilat janë shpërndarë në bazë të një lotarie të veçantë që ka organizuar me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se cilat do të ishin skuadrat dhe duelet për të cilat u blenë biletat.

    Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik, që është kualifikuar në këtë turne. Kjo fazë e dytë nis më 2 dhjetor, pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut, dhe të gjithë të dinë se në cilat qytete e stadiume luajnë.

    UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, kjo do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara. Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, FSHF-ja do të ketë në dispozicion biletat.

    Më pas FSHF-ja, do t’i nxjerrë në shitje në një numër të caktuar për tifozët e interesuar për t’i blerë biletat, të cilët padyshim që do të jenë të shumtë. Çmimet janë të pandryshueshme, me katër kategori biletash, ku 30 euro është më e lira.

    Më pas vazhdohet me 60 euro, 150 euro dhe 200 euro në fazën në grupe, ku përjashtim bën vetëm ndeshja hapëse me çmime më të larta.

    Shorti

    Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herë të parë, praninë në vazon e dytë në një short të një turneu madhor.

    Një arritje historike, por që ka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria ka përkrah ekipe, ndoshta më të lehta se sa rivalë që mund të dalin në vazon e tretë apo në të katërt në short.

    Pasi janë luajtur të gjitha ndeshjet dhe përcaktimit të fundit, Shqipëria ka shmangur në shortin e 2 dhjetorit kombëtare si: Hungaria, Danimarka, Austria, Turqia dhe Rumania.

    Ndërkohë sa i përket vazos së tretë, aty ka përfunduar Holanda, ndërsa Italia ka zbritur në vazon e katërt, pas fitores së Kroacisë.

    Kështu kuqezinjtë rrezikojnë edhe një grup ”ferri” me kombëtare si Franca, Holanda dhe Italia. Tri ekipet e tjera të grupit të katërt do të vendosen në Play Off-in e muajit mars.

    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.