Ja si freskohet kombëtarja e Anglisë nga vapa e madhe gjatë stërvitjeve në Katar (VIDEO)

Kombëtarja e Anglisë ka filluar stërvitjet para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. ”Tre Luanët” po i zhvillojnë përgatitjet nën rrezet e mëdha të diellit. KJo vapë e madhe nuk po i përshtatet shumë futbollistëve anglezë, pasi si duket ata nuk janë mësuar të stërviten në temperatura të larta. Në një video të publikuar nga
Kombëtarja e Anglisë ka filluar stërvitjet para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
”Tre Luanët” po i zhvillojnë përgatitjet nën rrezet e mëdha të diellit.
KJo vapë e madhe nuk po i përshtatet shumë futbollistëve anglezë, pasi si duket ata nuk janë mësuar të stërviten në temperatura të larta.
Në një video të publikuar nga “Sky Sports Football”, Kombëtarja e Anglisë shihet teksa është duke stërvitur nën temperaturat e larta pasi që trajneri, Gareth Southgate nuk ka dashur të ndërrojë kohën e stërvitjes, për shkak se dëshiron që lojtarët të ambientohen me nxehtin e madh të Katarit.
Në video shihen yjet anglezë teksa shkojnë për tu freskuar për shkak të motit të nxehtë që po mbretëron në Katar.



