Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jakaj për boksierin serb që e rrahu: I tregova se kush jemi duke e kthyer në Beograd me sy të ënjtur
    Ballina-2

    Jakaj për boksierin serb që e rrahu: I tregova se kush jemi duke e kthyer në Beograd me sy të ënjtur

    27/03/2023 12:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj e mposhti boksierin serb Marko Nikoliq, të premten mbrëma në Vjen të Austrisë, në kategorinë gjysmë të rëndë.

    Në lidhje me këtë, Jakaj ka thënë se ishte një motiv shtesë lufta ndaj Nikoliqit.

    A ka ma mirë se me rrah serbin për 24 mars? S’besoj që ka qenë e qëllimshme, e menaxheri nuk e ka zgjedh këtë datë, i ka ra mirë kjo datë”, ka thënë Jakaj në Klan Kosova.

    Jakaj tregoi se meçi zgjati 10 raunde, meqë pas sipas tij, donte ta bënte më interesant për shikuesit që ishin të pranishëm.

    Ka qenë motiv shtesë, e dimë si ka qenë situata, i kemi treguar se kush jemi duke e kthyer në Beograd si ka ardhur me sy të ënjtur. Nuk desha me u ngut dhe me bo më interesant për shikuesit”, shtoi ai.

    Jakaj potencoi se synimi i tij është të jetë kampion bote.

    “Kjo është vetëm fillimi, besoj në fund të vitit do të luftojë për rrip të Evropës. Nuk dihet saktë kur, do të vjen një kundërshtar i fortë me emër të madh”.

    Kjo ishte fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.