Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, Xhaka me deklaratë të fuqishme në dokumentarin për Helvetikët
    Ballina-1

    “Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, Xhaka me deklaratë të fuqishme në dokumentarin për Helvetikët

    21/03/2023 15:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Zvicrës është duke krijuar një dokumentar të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa Granit Xhaka është pjesë kyçe e tij, raporton 20min.ch.

    Në sekuenca të dokumentarit, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane thotë fjalë që shumë prej nesh duan t’i dëgjojnë, rreth prejardhjes së tij.

    Në të përfshihet edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita, që flet rreth jetës së tyre. “Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

    Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.

    “Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, potencon më tej ylli i Arsenalit.

    Megjithatë, dokumentari nuk e vë në pikëpyetje këtë temë shumë kritike, por 30-vjeçari shikon prapa në ndeshjen e Kampionatit Botëror kundër Serbisë. “E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, shton më tej Xhaka. 

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.