Si zakonisht! Pasi që Cristiano Ronaldo ishte zëvendësues në ndeshjen e tij kundër Zvicrës, motrat e yllit portugez kanë dalur në mbrojtje të tij
Ato kanë treguar mbështetjen e tyre dhe së gjeja më e rëndësishme për Kombëtaren e Portugalisë ishte fitorja, por e kanë bërë të qartë që vëllai i tyre meriton më shumë respekt se sa i është dhënë këtë javë.
Njëra prej tyre u tregua shumë e ashpër ndaj “humbësve dhe hipokritëve” të cilët e kanë shfrytëzuar fitoren me spektakël të Portugalisë për ta kritikuar lojtarin.
Të martën, Cristiano filloi ndeshjen nga bankina në fitore 6-1 kundër Zvicrës, derisa shikoi së si zëvendësuesi i tij Goncalo ramos shënoi tre gola. Në dritë të kritikës që është duke marrë ish futbollisti i Manchester United, motra e tij, Elma, zgjodhi Instagramin për ta dhënë mendimin e saj.
“Ti qëndrove në bankë dhe kjo ishte gjë e mirë, pasi që lejove të tjerët të luajnë që janë pjesë e skuadrës”, shkroi Elma.
“Vetëm pyes për 1% të humbësve dhe hipokritëve që mos të hanë m… nga dora që i ka ushqyer ata”.
Ajo çfarë kërkoi motra e sulmuesit nga të gjithë ishte mbështetja për Kombëtaren, të cilët kaluan në çerekfinale të Katari 2022, përveç që pohon se Cristiano nuk do të harrohet kurrë për atë çfarë ka bërë.
Mbështeteni Portugalinë kushdo që luan aty. Portugalia është një skuadër, jo vetëm e Ronaldos… Respektojeni skuadrën, trajnerin dhe veçanërisht Ronaldon. Ronaldo do të jetë i përjetshëm, kurrë nuk do të harrohet për atë çfarë ka bërë dhe do të bëjë”, tha Elma.
Katia e mërzitur nga kritikat për vëllain e saj
Një tjetër motër i ka dalë në ndihmë lojtarit dhe ajo është Katia Aveiro, e cila ka shprehur mbështetje për vëllain e saj.
“Portugalia fitoi. Faleminderit Zotit! Talent të ri shkëlqyen. E mrekullueshme (…) Por , as kjo nuk e zhvlerëson vogëlsinë e një pjesë të madhe të portugezeve”, ka shkruar Katia në rrjetet sociale, postim që më vonë e ka shlyer.
“Ajo çfarë nuk është e drejtë është për shkak se ata vazhdojnë të mallkojnë, vazhdojnë të këmbëngulin në ofendime dhe mosmirënjohje”.
“Shumë e mërzitur me atë çfarë po dëshoj. Jo këtu në Katar, por në vendin tim, në vendin tuaj…”.
Katia më shumë do të kishte preferuar që vëllai i saj të ishte në shtëpi, që ajo të jetë në gjendje ta përqafojë dhe t’i thotë atij se gjithçka është në rregull.
“Unë do të doja t’i kujtoja atij se çfarë ka arritur ai dhe nga cila shtëpi vjen, me të vërtetë nuk dëshiroja që ai të largohet”, shkroi Katia.
“Ne kemi vuajtur mjaftueshëm (ata nuk e dinë kurrë se sa). Ti je i madh dhe të vegjlit nuk e kuptojnë së sa i madh je….Eja në shtëpi. Atëherë do të ju kuptojnë juve, do ju përqafojnë”.
Pas polemikave të krijuara ku ai ishte zëvendësues, të mërkurën Ronaldo është parë duke u stërvitur me futbollistët që ishin titullar, duke u stërvitur më shumë në palestër. Në të njëjtën kohë, zëvendësuesit e tjerë dhe lojtarët që nuk luajtën kanë pasur një sesion më intensive të stërvitjeve.