Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jashanica: Do të provojmë edhe grupet e Ligës së Kampionëve me Ballkanin
    Ballina-2

    Jashanica: Do të provojmë edhe grupet e Ligës së Kampionëve me Ballkanin

    29/11/2023 18:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica ka folur në konferencë për media, para ndeshjes kundër Viktoria Plzen, në Ligën e Konferencës.

    Ballkani dhe Viktoria Plzen do të përballen të enjten nga ora 18:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica shpreson që të vazhdojë gjatë me Ballkanin në Evropë. Ai theksoi se do të provojnë edhe fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

    “Është ndjenjë e jashtëzakonshme të paraqitesh në këto nivele. Shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë me Ballkanin në Ligën e Konferencës. Jemi ende në garë. Të marrim ndeshjet një pas një. Nesër na duhet të përqëndrohemi dhe të japim maksimumin secili nga ne që do të paraqitemi në fushë” – tha Jashanica në konferencë për media, shkruan lajmi.net.

    “Presion do të kemi gjithmonë futbollistët. Tani nuk kemi presion. E kemi arritur limitin si ekip kosovar. Tani jemi në rrugë të mirë. Nuk do të futemi me presion. Do të jetë një ndeshje e mirë për ne”.

    “Përderisa jemi në këto niveli. Pse mos të provojmë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Por, ajo arrihet me punë dhe disiplinë. Pse mos të vazhdojmë ëndrrën tonë” – shtoi ai.

    Ballkani zë vendin e tretë me katër pikë në Grupin C, një më shumë se Dinamo Zagrebi. Astana është e dyta me katër pikë po ashtu. Viktoria Plzen kryeson grupin me 12 pikë dhe ka siguruar kalimin tutje

    TË LIDHURA

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41

    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!

    15/02/2026 19:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.