Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jashanica: Sulmuesit duhet t’i kishin shfrytëzuar rastet, na ndikoi edhe lodhja
    Ballina-1

    Jashanica: Sulmuesit duhet t’i kishin shfrytëzuar rastet, na ndikoi edhe lodhja

    13/10/2022 23:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Duke folur pas humbjes 1-2 ndaj Sivasspor-it në “Fadil Vokrri”, mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica theksoi se sulmuesit duhet t’i shfrytëzonin rastet dhe jo t’i shpërdoronin ato.

    Më tej, duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” Jashanica theksoi se ndikuan shumë fakto në humbje, përfshirë lodhjen nga ngarkesa e madhe.

    Çfarë nuk shkoi sot? “Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë lamë goxha territor. Duhet të ishim pak më cinikë te rastet, por nuk është se dua t’jua vë fajin sulmuesve.”

    A ndikoi lodhja? “Është një ritëm i lartë, pak lodhja dhe në minutat e fundit pak përqendrimi, duhet të ishim pak më të vëmendshëm, i gjithë grupi.”

    Ndeshjet e mbetura: “Do provojmë deri në fund, nuk kemi ardhur rastësisht këtu, kështu që do provojmë dhe me kundërshtarët e tjerë të marrim pikë.”

    Stadiumi plot: “Të mbushet stadiumi kaq shumë është një kënaqësi shumë e madhe. I falënderoj të gjithë që kanë qenë këtu dhe që na kanë mbështetur.”

    TË LIDHURA

    Te Sllovenia të bindur se mund ta mposhtin Kosovën

    13/11/2025 18:02

    Muriq kërkon kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    13/11/2025 17:21

    Gjyqtari i mirënjohur, Clement Turpin do ta drejtojë ndeshjen Slloveni – Kosovë

    13/11/2025 15:05

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet me përkushtim maksimal, Zabërgja dhe Bekaj optimistë para ndeshjeve vendimtare

    11/11/2025 16:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.