Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jashari: Faleminderit bashkëlojtarëve për barrën që mbajtën në pjesën e dytë, s’ishte karton i kuq
    Ballina-1

    Jashari: Faleminderit bashkëlojtarëve për barrën që mbajtën në pjesën e dytë, s’ishte karton i kuq

    19/11/2024 00:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Muharrem Jashari thotë se për të nuk ishte karton i kuq, ndërsa falënderoi bashkëlojtarët për barrën që mbajtën në pjesën e dytë.

    Jashari realizoi golin e fitores për Kosovën ndaj Lituanisë, megjithatë u ndëshkua me karton të kuq në përfundimin e pjesës së parë duke lënë lojtarin me një lojtar më pak deri në fund.

    Pas ndeshjes, Jashari i falënderoi bashkëlojtarët ndërsa edhe komentoi edhe kartonin që mori.

    “Goli i parë? Secili trajner e ka zgjedhjen dhe grumbullimin e vetë. Më së shumti jam i lumtur për golin dhe fitoren. Dua të falënderoj bashkëlojtarët që patën një barrë të madhe në pjesë e dytë. Dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët për pjesën e dytë”.

    “Kartoni? Pak janë emocionet, atmosfera e të gjitha. Për mua nuk ka qenë karton i kuq, tash do e shoh si ka qenë. Gjatë lojës mendova që ishte karton i verdhë”.

    “Asisti i Muriqit? Edhe gjatë përgatitjes i kam thënë se topin e kërkoi gjithmonë. Për një moment e kam parë që më shikoi dhe e kam ndje që do ta shënoj golin”.

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.