Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jasir Asani drejt elitës spanjolle, klubi i madh e do me çdo kusht
    Ballina-2

    Jasir Asani drejt elitës spanjolle, klubi i madh e do me çdo kusht

    12/01/2024 11:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jasir Asani është me “valixhe në duar” dhe gati për ekipin e ri që do t’a rikthejë atë në Evropë. Anësori që ishte një zbulim nga Silvinho në edicionin kualifikues dhe shkëlqeu me Shqipërinë, mund të kalojë në kampionatin spanjoll.

    Ashtu siç mëson “Panorama Sport”, Celta Vigo interesohet ende për Asanin. Klubi spanjoll e ka ndjekur që në fundin e muajit tetor, në kohën kur Jasiri shënonte disa perla për Kombëtaren. Në atë periudhë, klubi i tij, Guangju kishte planifikuar rreth 1.5 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, por mesa duket, kjo shifër tashmë është rritur.

    PRAPASKENAT- Mësohet se menaxheri i Jasir Asanit është në bisedime me disa skuadra, por gjithashtu Celta Vigo është ende e interesuar për 28-vjeçarin.

    Ndërkohë klubi në Korenë e Jugut ka rritur pretendimet për Asanin dhe kërkon që të arkëtojë një shumë pak më të madhe se 1.5 milionë euro që kishte llogaritur në fundin e muajit tetor. Asani ka edhe një vit kontratë me Guangjunë.

    Sa i përket interesimeve të tjera, Franca po ashtu është një destinacion i mundshëm për Jasirin. Aktualisht kampionati në Korenë e Jugut ka mbaruar dhe sulmuesi i krahut është duke pushuar, pa harruar stërvitjen individuale për të mbajtur sado pak trupin në formë.

    Kampionati në shtetin e largët rifillon në fundin e muajit shkurt, por gjithsesi Asani ka kohë gjithë janarin për të gjetur një ekip në Europë.

    Pritet të shihet nëse Selta Vigo dhe Guangju do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Klubi spanjoll po kalon një sezon të vështirë në La Liga, teksa është një pikë larg vendit që rrëzohet nga kategoria. Afrimi i Asanit mund t’i jepte një ndihmë për të kaluar këtë sezon të vështirë.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.