Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jasir Asani ndërron fanellën me tifozin më special të Kombëtares
    Ballina-2

    Jasir Asani ndërron fanellën me tifozin më special të Kombëtares

    13/10/2023 10:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jasir Asani ishte edhe njëherë tjetër protagonist me fanellën e kombëtares.

    28-vjeçari shënoi golin e parë në triumfin 3-0 ndaj Çekisë në Air Albania teksa gjeti golin me një “predhë” nga distanca, goditje që tashmë nuk janë më surprizë për askënd.

    Asani, i cili ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve bëri një gjest të veçantë duke shkëmbyer fanellën me një nga tifozët më special të kombëtares si “Ballist” Morina. Ndryshe nga zakonisht ku lojtarët ndërrojnë fanellat me njëri-tjetrin, Asani vendosi t’i afrohej tifozëve dhe të shkëmbente fanellën me Ismail Morinën.

    Postimi i “Ballist” Morinës:

    I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!

    Rroftë shtetësia e Kosovës!!!!

    Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.