Superliga e Kosovës në futboll, java e 29-të vazhdon edhe sot me dy super ndeshje tejet interesante.
Ferizaj e pret në shtëpi Malishevën e Bekim Isufit, ndeshje kjo që nis nga ora 15:00.

Gjyqtari kryesor në këtë duel do të jetë Genc Nuza.
Ndeshja tjetër zhvillohet në të njëjtin orar në Podujevë.
Llapi e pret Feronikelin ’74, kurse gjyqtar i ndeshjes do të jetë Bardh Ajeti.
