Të dielën i vihet kapaku elitës së futbollit kosovar kur edhe zhvillohen ndeshjet e fundit në Albi Mall Superligë, shkruan Demokracia.com.
Tashmë ështëe qartë sa i përket kampionit. Ballkani e siguroi titullin e dytë me radhë një javë para fundit. Drita mbetet të ngushëllohet me daljen në Evropë, derisa Gjilani përveçqë tashmë ka siguruar Evropën luan edhe në fiunale të Kupës.
Kjo ka bërë që e gjithë vëmendja të përqendrohet në pjesën e fundit të tabelës. Drenica veçse e ka humbur statusin në Superligë, ndërsa për të mbijetuar janë duke luftuar Ferizaj e Trepça ’89, njëra nga këto do të bie direkt e tjetra luan në barazh. Në pozitë më të keqe është Trepça ’89 pasi jo gjithçka është në dorën e saj. Mitrovicasit ndeshen me Prishtinën por as fitorja nuk i kryen punë në rast se Ferizaj fiton në fushën e vet ndaj Dukagjinit. Kjo bënë që në Ferizaj të pritet një ndeshje shumë e forë, pasi Dukagjini ende po shpreson për një vend në Evropë dhe udhëton për të marrë pikë, pikë këto që janë jetike për Ferizajn. /GazetaSport.info