Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Jemi skllevër”, presidenti i Napoli “shpërthen” ndaj UEFA-s
    Ballina-1

    “Jemi skllevër”, presidenti i Napoli “shpërthen” ndaj UEFA-s

    31/03/2023 21:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Aurelio De Laurentiis kritikon UEFA-n dhe komenton me humor mundësinë e rinovimit me Kvicha Kvaratskhelia. Napoli pret Milanin të dielën në “Diego Maradona”, sfidë për llogari të Serie A. Më pas dy përballjet çerekfinale të Champions League (12 dhe 18 prill).

    “Këto janë fatkeqësisht problemet e një UEFA pa kokë… Imagjinoni sikur të përballeshim me Milanin edhe në Kupën e Italisë, do të ishte qesharake. Ashtu siç është qesharake të luash 3 herë ndaj së njëjtës skuadër”, deklaroi presidenti i Napolit.

    “Milani duhet të kishte luajtur kundër një ekipi tjetër europian dhe Napoli duhet të kishte luajtur kundër një skuadre tjetër europiane. Fatkeqësisht, derisa të ndryshojmë UEFA-n, ne të gjithë do të jemi skllevër të një Ministrie futbolli”.

    Më pas një batutë në lidhje me yllin gjeorgjian, autor i 14 golave dhe 16 asisteve mes kampionatit dhe Champions në sezonin e tij të parë me Napolin.

    “Rinovim me Kvaratskhelia? Po çfarë rinovimi thoni? Ai ka edhe 5 vite kontratë me Napolin… Shtim page? Jeni njësoj si gazetarët e tjerë që nuk e kanë mendjen në punët e tyre dhe që në vend që të flasin për gjëra spektakolare bien gjithmonë në këtë vulgaritet parash“, deklaroi kreu i kampionëve të ardhshëm të Italisë.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.