Sporte tjera

“Jerusalemi sot po njoftohet me Kosovën tonë” – Kuka reagon pas suksesit të Distrisë dhe eliminimit të Norës

“Jerusalemi sot po njoftohet me Kosovën tonë” – Kuka reagon pas suksesit të Distrisë dhe eliminimit të Norës

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në ngjarjen e dytë më të madhe të vitit në xhudo të martën. Xhudistja kosovare tani është për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”. Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë. Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris

Besnik Batusha

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në ngjarjen e dytë më të madhe të vitit në xhudo të martën. Xhudistja kosovare tani është për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë. Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024, shkruan Demokracia.com.

Në anën tjetër, xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova ka dështuar të fitojë medalje, duke u pozicionuar e pesta në Mastersin e xhudos në Izrael.

Gjakova humbi nga Mimi Huh, xhudiste që vjen nga Korea e Jugut.

E pas përballjeve të xhudisteve kosovare ka reaguar trajneri kosovar i xhudos Driton Kuka.

POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

World Judo Masters 2022

Distria Krasniqi e artë

E arta numër 4 e Disit në garat Masters!

1800 Pikë Olimpike

Nora Gjakova e pesta!

Luftoj mirë i mungoj fati në luftat kryesore.

Jerusalemi sot po njoftohet me Kosovën tonë në dritën e medaljes së artë!

Neser e pasneser garojnë Laura e Loriana

Kosova mbi të gjitha.

JerusalemiKosovaKukaXhudo

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë