Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jo vetëm Granit Xhaka, nga Arsenali do të largohen 14 lojtarë
    Ballina-1

    Jo vetëm Granit Xhaka, nga Arsenali do të largohen 14 lojtarë

    26/05/2023 09:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi të tresë zhgënjimin e këtij sezoni, ku kryesoi Premier Ligën për 8 muaj dhe në fund ajo i rrëshqiti prej duarsh, Arsenali ka nisur përgatitjen për sezonin e ri.

    Dhe rindërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm ku Mikel Arteta do të kërkojë që të bëjë hapin e radhës do të nisë nga merkato.

    Sipas portalit “Football London”, te “topçinjtë” do të ketë një eksod të vërtetë këtë sezon, ku do të largohen një numër i konsiderueshëm lojtarësh, ose më shumë se gjysma e skuadrës aktuale.

    Janë plot 14 futbollistë që duhet të bëjnë gati valixhet dhe do të vendosen në shitje për të financuar më pas të paktën tetë transferime të reja në procesin e rindërtimit të skuadrës.

    Ata që kryesojnë listën e largimeve, sipas burimeve të medias pranë klubit, janë sulmuesi Nikolas Pepe, blerja më e shtrenjtë e Arsenalit në vitin 2019 (80 milionë euro), aktualisht i huazuar te Nisa.

    Xhaka është gjithashtu një nga lojtarët e përfolur për t’u larguar, ndërsa në “Emirates” emrat që lakohen për t’u afruar janë ata të Deklan Rajsit, Kaisedos, Mosesit apo Gyndoanit.

    TË LIDHURA

    Trepça mëson kundërshtarët për kualifikimet e Ligës së Kampionëve

    02/07/2025 14:44

    Pasi e eliminuan Man Cityn në Botërorin e Klubeve, futbollistët e Al Hilal u shpërblyen nga sheikët arabë

    02/07/2025 14:20

    Gazetarët sportivë të Kosovës shënojnë ditën botërore, ja mesazhi i tyre

    02/07/2025 10:32

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.