Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jordania “bie” në finale, Katari fiton për të dytën herë radhazi Kupën e Azisë
    Ballina-1

    Jordania “bie” në finale, Katari fiton për të dytën herë radhazi Kupën e Azisë

    10/02/2024 23:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rezultati ishte i pritshëm. Kombëtarja e Katarit nuk ka zhgënjyer në finalen e madhe të Kupës së Azisë, teksa në “Lusail Iconic Stadium” kanë mundur skuadrën e Jordanisë, me rezultatin e thellë, 1:3, duke arritur kështu të shpallen kampionë të edicionit të 18-të të këtij truneu prestigjioz mes përfaqësueseve të kontinetit aziatik.

    “Heroi” padyshim ishte “fantazisti” 27-vjeçar, Akram Afif, me “yllin” e skuadrës së Al-Sadd, që shënoi plot 3 gola, të cilat erdhën të tre nga pika e bardhë e penallitsë, në minutat 22’, 73’ e 95’, ndërsa për Jordaninë, golin e parë dhe të vetëm në një finale të tillë e shënoi 24-vjeçari, Yazan Al Naimat.

    Kështu, pas edicionit të vitit 2019, ku në finalen e madhe të Abu Dabit mundën “Samurait Blu” të Japonisë, me po të njëjtin rezultat, 1 me 3, Kombëtarja e Katarit arriti të fitojë për të dytë herë në histori dhe të dytën herë radhazi këtë kompeticion, duke u renditur kështu pas Japonisë, Koresë së Jugut, Arabisë Saudite e Iranit, si Kombëtarja më me shumë trofe.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.