Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jordi Alba: Gjithçka ishte më e lehtë me Messin në Barcelonë
    Ballina-2

    Jordi Alba: Gjithçka ishte më e lehtë me Messin në Barcelonë

    14/02/2023 17:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jordi Alba e pranon se gjithçka ishte më e lehtë kur Lionel Messi ishte në Barcelonë.

    Mbrojtësi i majtë spanjoll dhe sulmuesi argjentinas kaluan shumë kohë së bashku në Camp Nou duke fituar trofe të shumtë me gjigantin katalunas.

    Ata madje ishin produkte të akademisë La Masia, ndërsa shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Katalunia në verën e vitit 2021 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.

    “Ne e kuptonim njëri-tjetrin në mënyrë perfektë, ai ma pasonte topin në kohën e duhur. E patëm formuar një dyshe mjaft të mirë. Me të, gjithçka ishte më e lehtë. Thuajse të gjithë asistimet e mia ishin për të, e kujtoj që i pari ishte në El Sadar. Në krejt aspektet e lojës, ai është më i miri”, deklaroi Alban ë “Universo Valdano”.

    Messi e “blindoi” epitetin e lojtarit më të mirë në histori të futbollit kur e fitoi Kupën e Botës në Katar në pjesën e dytë të vitit 2022.

    “Krejt fansat e futbollit donin që ta fitonte Leo, për atë që e ka bërë ai, për atë që ka vuajtur dhe për krejt ato që ia ka dhënë futbollit, sepse ai gjithmonë e donte atë kupë”, përfundoi Alba. 

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.