Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Joshua i bën thirrje Furyt për përballje: Është momenti i duhur
    Ballina-2

    Joshua i bën thirrje Furyt për përballje: Është momenti i duhur

    28/03/2023 18:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Anthony Joshua ka thënë se Tyson Fury “mund ta nxjerrë veten nga cirku” i përballjes së dështuar me Oleksandar Usykun, duke u pajtuar të përballet me të, raporton BBC.

    Bisedimet mes Oleksandr Usykut, kampionit të botës në peshën e rëndë në versionet WBO, WBA dhe IBF, dhe Tyson Furyt kampionit në versionin WBC, dështoi javën e kaluar.

    Joshua 33-vjeçar, përballet të shtunën me amerikanin Jermaine Franklin. Për ish-kampionin Joshua është përballja e parë e vitit 2023.

    Joshua thotë se dëshiron të ketë një përballje britanike me Furyn, pavarësisht rezultatit në meçin kundër Franklinit.

    “Nuk ka moment më të mirë për ta sjellë Furyn në ring, pasi atij i duhet ta nxjerrë veten nga ky cirk në të cilin u përfshi. Atij i duhem, kështu që nuk ka moment më të mirë për ta thirrur emrin tim dhe jam një person që pranoj sfidat”, tha Joshua.

    Joshua 33-vjeçar ka bilanc prej 24 fitoreve (22 KO) dhe tri humbjeve.

    Ai ka humbur dy meçet e fundit nga Usyku.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.