Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jovetiq shënon në minutën e 96-të për fitoren e Malit të Zi
    Ballina-2

    Jovetiq shënon në minutën e 96-të për fitoren e Malit të Zi

    10/09/2023 20:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mali i Zi ka shënuar fitore shumë të vlefshme të dielën mbrëma. Në Podgoricë, Mali i Zi fitoi 2:1 ndaj Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Golin e fitores e shënoi Stevan Jovetiq në minutën e 96-të. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Mali i Zi kaloi në avantazh 1:0. Stefan Saviq ishte realizator.

    Bullgaria barazoi në 1:1 në minutën e 79-të. Golashënues ishte Preslav Borukov.

    Prej minutës së 59-të, Mali i Zi luajti me një lojtar më pak në fushë. Igor Vujaçiq u përjashtua me karton të kuq. Bullgarët e humbën një penallti më pas.

    Driton Camaj luajti prej minutës së 76-të për Malin e Zi.

    Mali i Zi tashmë i ka tetë pikë nga pesë ndeshje në Grupin G. Bullgaria mbetet me vetëm dy pikë.

    TË LIDHURA

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07

    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit

    14/02/2026 23:48

    Pas “protestës” Cristiano Ronaldo rikthehet me gol, shënon ndaj Al Fetah

    14/02/2026 21:16

    Sulmohet gjyqtari në “Shani Nushi”, policia arreston një person

    14/02/2026 20:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.