Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jugkoreani që kurseu para për ta takuar Edon Zhegrovën
    Ballina-1

    Jugkoreani që kurseu para për ta takuar Edon Zhegrovën

    17/01/2025 19:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kim Yeon-Su është njëri prej tifozëve të shumtë që sakrifikojnë për të parë nga afër futbollistët që ata pëlqejnë.

    Për jugkoreanin, futbollisti më i pëlqyer është sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

    Yeon-su në një video të publikuar nga Lille francez në rrjetet sociale, i tregon Zhegrovës për sakrificat që ka bërë për ta parë atë një ndeshje nga afër.

    Por, fatkeqësisht, Zhegrova është i lënduar dhe nuk do të mund të paraqitet në duelin ndaj Nicet, që sonte nis nga ora 21:05.

    “Të dua kaq shumë! Nuk dua që t’i të largohesh nga klubi në këtë afat kalimtar. Të dua shumë! Unë zgjohem në orën 4 apo 3 të mëngjesit për t’i parë ndeshjet tuaja. Më kujtohet ndeshja debutuese e jotja, kundër Paris Saint-Germainit. Kjo ndeshje ishte e shkëlqyer. Ju humbët, por je një lojtar shumë teknik, me aftësi të shumta. Mendoj se je lojtari më i mirë në gjithë ligën”, i ka thënë ndër të tjera Zhegrovës tifozi jugkorean që dukej shumë i emocionuar.

    VIDEO:

    𝑭𝒓𝒐𝒎 𝑺𝒆𝒐𝒖𝒍 𝒕𝒐 𝑳𝒊𝒍𝒍𝒆 🇰🇷

    Kim Yeon-Su saved money for 6 months to come and see the game tonight against Nice, so we had to make his trip special 👀 He had the opportunity to meet his favorite player, Edon Zhegrova earlier today 😍
    See you tonight Kim 👋

    Kim… pic.twitter.com/Q6X14SMj1w

    — LOSC (@losclive) January 17, 2025

    “I kam ruajtur paratë për gjashtë muaj dhe kam punuar nga nëntë orë në ditë, për gjashtë ditë rresht. Të dua Zhegrova!”, thotë ai, ndërsa Zhegrova i tregon se është i lënduar dhe se nuk mund të paraqitet.

    Për Zhegrovën është ndeshja e pestë në të cilën nuk luan shkaku i një lëndimi.

    Jugkoreani Yeon-su do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit “Anfield”, edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Liverpool – Lille.

    Nuk dihet nëse Zhegrova do ta lërë prapa lëndimin deri më 21 janar kur edhe zhvillohet ky ballafaqim.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.