Pasi përcolli fazën e grupeve në Euro 2024, ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dha mendimin e tij në atë se kush do të shpallet në fund kampion. Klopp momentalisht po shijon jetën në Mallorca të Spanjës pasi u largua nga “Anfield” në fund të sezonit.
57-vjeçari ka planifikuar që të marrë një pushim të gjatë për të rimbushur bateritë, por ai ka thënë se nuk e ka në mendje që të pensionohet nga futbolli.
Duke folur për jetën në Mallorca dhe villën e tij në vlerë prej 3.4 milionë eurosh ai u ndal për të folur edhe për Kampionatin Evropian, ku tregoi kombëtaren që sipas tij i ka gjasat më të mira për ta fituar atë.
“Unë kam ëndërruar ta kem një shtëpi në jug gjatë tërë jetës sime. Më pëlqen moti, klima, më pëlqejnë njerëzit”.
“Ka shumë gjëra këtu por unë gjithashtu i dua njerëzit. Nuk është se po kërkoj miq të ri. Unë tashmë i kam disa prej tyre për jetë”, ka thënë Klopp fillimisht.
I veshur me fanellën e Gjermanisë, Klopp vendosi që të marrë pjesë në një ndeshje të tenisit, aty ku nga mediumi ESPN mori disa pyetje.
Tekniku gjerman dha mendimin e tij se kush do ta fitoja Euro 2024, dhe duket se ai po e mbështet Spanjën e Luis De La Fuentes.
“Për momentin duket se Spanja mund ta bëjë, por Gjermania është gjithashtu e mirë, Franca mund të jetë e mirë dhe Anglia do të jetë më e mirë definitivisht”, u shpreh ai.
Klopp gjithashtu foli edhe për Copa American aty ku përmendi tri kombëtare si favoritet për ta fituar këtë garë.
“Argjentina, Brazili, Kolumbia ose Uruguai. Unë mbrëmë pata një bisedë me Alisson dhe nuk mund të zgjedhë njërën prej tyre”, përfundoi ai.