Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jurgen Klopp merr vendimin e papritur: Do të largohem nga Liverpool
    Ballina-1

    Jurgen Klopp merr vendimin e papritur: Do të largohem nga Liverpool

    26/01/2024 13:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka njoftuar sot se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Një lajm që ka ardhur si “rrufe në qiell të hapur” nga trajneri që udhëheq Premier League.

    “Do të largohem nga klubi në fund të sezonit. Unë e kuptoj se është një tronditje për të gjithë ky lajm. Mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, por padyshim që mund ta shpjegoj ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj”, tha Klopp në një video të postuar nga klubi.

    “Unë dua absolutisht gjithçka në lidhje me këtë klub, dua gjithçka në lidhje me qytetin, dua gjithçka për mbështetësit tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që ende e marr këtë vendim tregon se jam i bindur. Është vendimi i duhur”, tha Klopp.

    “Po më mbaron energjia. Tashmë nuk kam asnjë problem padyshim. E kam ditur se një ditë do të më duhet ta shpall nkëtë vendim, por tani jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, tha Klopp

     “Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për Liverpool, dashuria u rrit për këtë klub dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta. Dhe kjo është e vërteta”, shprehet Klopp në videon emocionuese.

    TË LIDHURA

    PSG fiton Superkupën e UEFA-së, mposht Tottenhamin pas penalltive

    13/08/2025 23:18

    UEFA me mesazh për Izraelin

    13/08/2025 21:32

    Ramadani: Në fushë nuk dua spektakël, dua fitore

    13/08/2025 21:08

    Ekipi polak dënohet me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

    13/08/2025 19:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.