Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventus mposht Romën dhe i “bën presion” Interit
    Ballina-1

    Juventus mposht Romën dhe i “bën presion” Interit

    30/12/2023 23:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventus fitoi ndaj Romës në Allianz Stadium me rezultatin 1-0. Golin vendimtar për bardhezinjtë e shënoi Adrien Rabiot në minutën e parë të pjesës së dytë.

    Sa i takon ndeshjes, ajo ishte mjaft e ekuilibruar dhe në pjesën e parë, Roma pati një mundësi të artë në minutën e pestë kur Bryan Cristante goditi brenda zonës së bardhezinjve, por u ndal nga shtylla.

    Nga ana tjetër, Juventus u kundërpërgjigj pas disa minutash me Vlahovic. Serbi lëvizi bukur dhe shmangu mbulimin e Llorentes, por në fund u ndal nga Mancini. Fraksioni i dytë ishte më i luftuar, sidomos për shkak se u zhbllokua edhe sfida nga Rabiot. Roma provoi, por pa ndonjë mundësi të pastër teksa vendasit i shkuan pranë dyfishimit në disa raste, sidomos me Mckennie.

    Chiesa gjeti në fakt rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Juventus mori nëj trepikësh të artë u ngjitur në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Inter. Ndërkohë, Roma mbetet me 28 pikë në vendin e shtatë.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.