Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventusi insiston për Zhegrovën
    Ballina-1

    Juventusi insiston për Zhegrovën

    31/08/2025 13:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi vazhdon të punojë për transferimin e Edon Zhegrovës.

    Janë orë shumë të nxehta për merkaton bardhezi, pasi Damien Comolli po punon për të përforcuar sulmin. Nëse për qendrën e sulmit emri është ai i Kolo Muanit, për sulmuesin anësor po vazhdohet të insistohet për Edon Zhegrovën.

    Futbollisti i lindur më 1999 përfaqëson zgjidhjen e minutës së fundit për t’i dhuruar një lojtar të ri ofensiv, Igor Tudorit.

    Sot, palët janë ende larg një marrëveshjeje, raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio.

    Juventusi po vlerëson gjithashtu ta marrë Zhegrovën pavarësisht nga shitja e mundshme e Nico Gonzalezit te Atletico Madrid.

    Në sezonin e kaluar, Zhegrova ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar tetë gola dhe dhënë dy asistime (një prej tyre për Jonathan David pikërisht në sfidën kundër Juventusit në fazën e grupeve të UEFA Champions League).

    Merkato në Itali mbyllet më 1 shtator në orën 20:00.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.