Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventusi planifikon shkëmbimin Zhegrova-Greenwood
    Ballina-1

    Juventusi planifikon shkëmbimin Zhegrova-Greenwood

    29/04/2026 19:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi është duke planifikuar që në afatin kalimtar veror ta përfshijë Edon Zhegrovën në marrëveshje për transferimin e Mason Greenwoodit. Greenwoodi aktualisht është pjesë e Marseillet, skuadrës që ishte shumë e interesuar për transferimin e Zhegrovës në verën e kaluar. 

    “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se “zonja e vjetër” synon transferimin e anglezit, duke paguar një shumë të parave dhe duke e përfshirë futbollistin e Kosovës në shkëmbim.
    Çmimi i Greenwoodit është afro 50 milionë euro. Sipas mediumit të njohur italian, Juventusi do të tentojë ta ulë këtë shifër duke ia ofruar klubit francez edhe Zhegrovën, që nuk ka pasur hapësira në këtë edicion te “bardhezinjtë”. 

    Zhegrova 27-vjeçar i ka luajtur 475 minuta në këtë edicion në 23 ndeshje, por nuk ka shënuar apo asistuar ende me fanellën e gjigantit italian. 

    Ndërkohë, 24-vjeçari Greenwood, në 42 ndeshje i ka 25 gola e dhjetë asistime me Marseillen. 

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.