Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventusi triumfon bindshëm te Salernitana, nis ngritjen në tabelë
    Ballina-2

    Juventusi triumfon bindshëm te Salernitana, nis ngritjen në tabelë

    07/02/2023 23:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas një humbje dhe një barazimi, Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A duke triumfuar në udhëtim te Salernitana.

    “Zonja e Vjetër” triumfoi bindshëm 0:3 kundër skuadrës vendase në stadiumin “Stadio Arechi”.

    Lojtari serb që po “agjeronte” së shënuari që nga tetori, i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 26-të.

    Shifrat u dyfishuan në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë kur Kostiq shënoi gol të lehtë nga afërsia.

    Golashënuesi i parë shënoi edhe të tretin vetëm dy minuta pasi nisi pjesa e dytë dhe kësisoj u vulos epilogu përfundimtar i takimit.

    Me këtë fitore Juventusi ngritet në pozitën e dhjetë me 26 pikë. Salernitana është e 16-ta me 21 pikë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.