Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventusi triumfon edhe ndaj Veronës, i vetmi me bilanc 100% në dy ndeshjet e para
    Ballina-1

    Juventusi triumfon edhe ndaj Veronës, i vetmi me bilanc 100% në dy ndeshjet e para

    26/08/2024 23:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi është rikthyer seriozisht për të garuar për titullin e kampionit, pasi po i mungon tash e tri sezone.

    Nën drejtimin e Thiago Mottës është rikthyer edhe entuziasmi në ekip, sidomos me fytyra të reja në fushë, të cilët duken të jenë të uritur për fitore.

    “Zonja e Vjetër” triumfoi sonte 3-0 si mysafir ndaj Hellas Veronës, e cila ndeshjen e parë e kishte mposhtur Napolin me rezultatin e njëjtë.

    Fillimisht për Juven shënoi Dusan Vlahovic, derisa pas tij shënoi edhe Savona për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë.

    Në pjesën e dytë, me më pak raste, Juve shënoi edhe një herë përmes Vlahovic, kësaj radhe nga penalltia.

    Ndeshja përfundoi me këtë rezultat, teksa kjo është fitorja e dytë e Juventusit në dy ndeshjet e para, duke mbetur ekipi i vetëm me bilanc 100% në këtë fillimsezon.

    Ndërkohë, pas fitores së parë, Verona mbetet në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.