Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ka tension te Bayerni, Kimmich pranë “grushteve” me ndihmësin e Tuchel
    Ballina-2

    Ka tension te Bayerni, Kimmich pranë “grushteve” me ndihmësin e Tuchel

    20/02/2024 19:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ambienti te Bayerni i Mynihut pas ecurisë së ndeshjeve të fundit është i tensionuar. Humbja ndaj Bochumit, e treta radhazi pas atyre ndaj Leverkusenit dhe Lazios, u dha fund realisht ëndrrave të bavarezëve për titullin e 12-rë radhazi.

    Në fund të ndeshjes, siç raporton “Bild”, ka pasur një përplasje të tensionuar mes mes Joshua Kimmich dhe Zsolt Loë, zëvendësit Thomas Tuchelit. Për të shmangur konfliktin fizik mes të dyve, ka ndërhyrë kapiteni Manuel Neuer.

    Marrëdhënia mes trajnerit dhe disa “senatorëve” tani është thyer në mënyrë të pariparueshme. Siç zbulohet nga Lothar Matthaus, tashmë komentator i “Sky Deutschland”, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin. Mes tyre, përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt.

    Përçarja është një lajm i mirë për Lazion, në funksion të ndeshjes së dytë 1/8 finale të Championsit, e planifikuar për më 5 mars. Bardhekaltrit mjafton të mos humbin për të eliminuar gjigantët bavarezë. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.