Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kaka për Milanin: Nëse luan si në derbi, ka shanse optimale për ta fituar titullin
    Ballina-2

    Kaka për Milanin: Nëse luan si në derbi, ka shanse optimale për ta fituar titullin

    26/09/2024 12:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Në derbi, Milani dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi kundër Liverpool-it. Fitorja kundër Interit, duke luajtur edhe mjaft mirë, ishte përgjigja e duhur”.


    Kështu u shpreh ish-lojtari i madh i kuqezinjve, Kaka, gjatë eventit të “Fifa25 EASports”, që u zhvillua dje në Milano. Më tej, braziliani shtoi: “Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, kanë perspektiva të mira për titullin. Ne pamë një ekip me qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, që luftonte fort për rezultatin.

    Leao? Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim, sepse mund ta ndihmojë këtë Milan shumë”.
    Kaka foli më pas për Gabbia, i cili zgjidhi derbin: “Ai mund të ndihmojë edhe kombëtaren italiane, personalisht e shikoj si lojtarin e radhës kuqezi me axurrët”.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.