Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Kalova ditë të tëra pa ushqim dhe u mbylla në dhomë”, Antony mes lotëve flet për kohën e tij tek Man Utd
    Ballina-1

    “Kalova ditë të tëra pa ushqim dhe u mbylla në dhomë”, Antony mes lotëve flet për kohën e tij tek Man Utd

    27/05/2025 18:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Antony ka folur për periudhën e tij të vështirë tek Manchester United dhe ndikimin që pati ajo në shëndetin e tij mendor 

    Anësori brazilian dhe ish-lojtari i ‘Djajve të Kuq’, Antony, ka folur hapur për kohën e tij te klubi anglez dhe ndikimin e thellë që ajo pati në shëndetin e tij mendor. 

    Pas vështirësive për të përmbushur pritshmëritë dhe çmimin e transferimit prej 86 milionë eurosh nga Ajax në vitin 2022, ai u largua nga ‘Old Trafford ‘në janar të vitit 2025, duke u transferuar te skuadra spanjolle Real Betis. 

    Në 96 paraqitje me klubin nga Manchesteri, Antony shënoi vetëm 12 gola dhe dhuroi pesë asistime. Por që prej bashkimit me Betisin, 25-vjeçari ka gjetur formën, duke realizuar nëntë gola dhe tani pritet të jetë titullar në finalen e Ligës së Konferencës kundër Chelseat. 

    Në një intervistë përpara finales për TNT Brazil, Antony rrëfeu dhimbjen dhe sfidat personale gjatë qëndrimit të tij në Angli. 

    “Kalova kohë të vështira te Manchester United, kur nuk ndjeja më kënaqësi”. 

    “I thoja gjithmonë vëllait tim që nuk e përballoja dot më. Vetëm unë e di si ishte të qëndroja në shtëpi, pa forcë për të luajtur me djalin tim, duke kaluar ditë pa ngrënë, i mbyllur në dhomë”. 

    Ai tregoi gjithashtu se kalimi te Betis i solli një ndryshim të madh në jetë. 

    “Kalimi te Betis më ndryshoi shumë sepse kisha nevojë të rigjeja veten, për shkak të gjithçkaje që kalova në jetën time personale”. 

    “Siç e kam thënë, doja të bëja gjëra, por thjesht nuk funksiononin sepse nuk isha i lumtur”. 

    “Nuk e ndjeja më dëshirën për të luajtur futboll, dhe kisha nevojë ta rigjeja veten dhe të isha sërish i lumtur, sepse futbolli ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashur,” përfundoi ai.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.