Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kaltrina Biqkaj do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë
    Ballina-2

    Kaltrina Biqkaj do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë

    12/08/2024 18:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistja e Kosovës, Kaltrina Biqkaj do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Turqisë. Ajo të hënën ka njoftuar se do t’i bashkohet Trabzonsporit turk. Biqkaj largohet nga KFF Mitrovica pas gjashtë vjetësh. Ai ishte prej më të mirave te Mitrovica. Me skuadrën e Mitrovicës, Biqkaj fitoi shumë trofe.

    “Ndryshimi është gjithmonë i mirëpritur, sidomos kur jemi në ngritje dhe kemi nevojë për sfida të reja. Prandaj, me këtë postim dua të njoftoj se po bëj një hap të rëndësishëm në karrierën time dhe do të vazhdoj të zhvillohem në Superligën turke, në Trabzonspor”, ka shkruar Biqkaj të hënën në “Facebook”.

    24-vjeçarja nga Kamenica ka zhvilluar 53 ndeshje për Kosovën, ndërsa ka shënuar tetë gola. Ajo mban rekordin për paraqitje në përfaqësueset e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.