Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Kam lojtar që japin shpirtin në fushë”, trajneri i Zhegrovës shumë i lumtur pas fitores ndaj Atletico Madridit
    Ballina-2

    “Kam lojtar që japin shpirtin në fushë”, trajneri i Zhegrovës shumë i lumtur pas fitores ndaj Atletico Madridit

    24/10/2024 09:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetrajneri i Lille, Bruno Genesio ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj (1:3) në Champions League.

    Edon Zhegrova realizoi një gol dhe David gjeti rrjetën dy herë, që Lille të marrë tre pikë masive në Champions League ndaj Atletico Madridit, pasi paraprakisht kishte fituar edhe ndaj Real Madridit para dy javësh.

    “Fillimi i ndeshjes ishte sfidues pasi pësuam një gol që mund të ishte shmangur. Në pjesën e parë kemi pasur vështirësi, ndonëse ia dolëm të ktheheshim në lojë në 15 minutat e fundit. Gjatë pushimit, kisha një plan për të cilin kisha besim. Besoja se nuk do të pranonim gol të dytë dhe se do të kishim shanse për të barazuar. Zëvendësimet funksionuan mirë”, tha fillimisht Genesio.

    “Zëvendësuesit tanë janë mësuar me këtë lloj loje, dhe të gjithë kanë luajtur një rol vendimtar. Kjo tregon se kam një grup lojtarësh me një shpirt shumë konkurrues. Besoj se kjo ishte një paraqitje edhe më e mirë se loja jonë kundër Real Madridit”, tha Genesio për faqen zyrtare të UEFA-s.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.