Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kampionati në fazën finale, kjo fundjavë mund të prish shumë matematika
    Ballina-1

    Kampionati në fazën finale, kjo fundjavë mund të prish shumë matematika

    01/05/2024 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale të saj, megjithatë ende shumë dilema kanë mbetur për t’u zgjedhur.

    Lufta sidomos për titull është shumë e komplikuar ku tri skuadra, Ballkani, Llapi e Drita por luftojnë për pozitën e parë, derisa e paqartë mbetet edhe pozita e barazhit ku Feronikeli e Gjilani po luftojnë për t’i ikur kësaj pozite, shkruan Ballkani.info.

    Gjithsesi, java e 32-të mund t’i zbardh disa gjëra. Ballkani ka një duel të vështirë ku ndeshet me Dukagjinin dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores është dështim. Se a do të arrijë Dukagjini ta ndal Ballkanin ashtu siç e ndali javën e kaluar Dritën mbetet të shihet. Llapi në anën tjetër e ka një duel më të lehtë ku ndeshet me Feronikelin ’74 por duke e parë pozitën e Nikl8it që ka shumë nevojë për pikë, atëherë nuk do të jetë aspak lehtë për skuadrën e Tahir Batatinës.

    Drita që po kalon një nga krizat më të mëdha që nga themelimi pasi ka telashe me tifozët e cila ka rezultuar madje deri në grushte, do të luajë në fushën e vet me  Fushë Kosovën. Kjo ndeshje luhet pa tifozë pasi skuadra gjilanase është e dënuar nga Disiplinori i FFK-së, me katër ndeshje.

    Gjilani i Gentjan Mezanit do të udhëtojë drejt Malishevës dhe nëse arrin këtu të marrë pikë atëherë gjasat që të mbetet në elitë pa barazh janë shumë të mëdha.

    I vetmi duel që nuk qon shumë peshë është  Liria – Prishtina. Dy skuadra këto pa ambicie në Superligë. Liria e ka humbur statusin në Superligë, ndërsa Prishtina gjithë fokusin e ka në finale aty ku ndeshet me Ballkanin. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06

    Leon, e gjithë Kosova po të pret, emri yt do të dëgjohen deri në qiell kur të thirret nga “Dardanët”!

    20/08/2025 19:15

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.