Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kampioni legjendar i boksit pëson aksident të frikshëm gjatë xhirimit të një emisioni
    Sporte tjera

    Kampioni legjendar i boksit pëson aksident të frikshëm gjatë xhirimit të një emisioni

    08/11/2022 16:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Mike Tyson, ka pësuar një aksident të rëndë në xhirimet e një emisioni, i cili mund të kishte përfunduar në mënyrë të palavdishme për të.

    Iron Mike mundi shumë boksier të mëdhenj në ring. Ai ka një përqindje 75.86% nokaut gjatë karrierës së tij profesionale. Nga gjithsej 58 luftime, 44 përfunduan me nokaut, transmeton Demokracia.com.

    Por pak ditë më parë, i famshmi Mike Tyson pësoi një disfatë – dhe atë nga një skateboard! Ish-kampioni i peshave të rënda postoi një video në rrjetet e tij sociale ku hidhet në një skateboard dhe më pas bie në shpinë gjatë një paraqitjeje të ftuar në podkastin e Tony Hawk të quajtur “Hotbokin with Mike Tyson”.

    Mike Tyson tries to hop on the skateboard 🛹😂 pic.twitter.com/cLUyJ9oYQb

    — Daily Loud (@DailyLoud) November 4, 2022

    Në pamje të parë dukej se mund të lëndohej rëndë, por rrëzimi i tij u zbut nga një kolltuk lëkure, mbi të cilin ishte mbështetur ish-kampioni i boksit.

    – Me fat që ai kolltuk ishte aty. Përndryshe do të kisha sërish frikë, si kur rashë nga hoverbordi – ka shkruar Tyson në nënshkrimin e videos së tij në rrjetet sociale.

    Nuk është hera e parë që Majk ka pasur një moment të tillë të tronditur. Gjashtë vjet më parë ai ra nga një hoverboard dhe iu desh të kalonte një javë në shtrat për shkak të një dëmtimi në shpinë.

    When Mike Tyson had a go on his daughter’s hoverboard…

    [🎥 @MikeTyson] pic.twitter.com/5FMLUtpklR

    — Michael Benson (@MichaelBensonn) November 7, 2022
    TË LIDHURA

    Finale angleze në Ligën e Evropës sonte

    21/05/2025 11:19

    Trepça mund të bëhet kampione sot, Bashkimi e synon barazimin e serisë finale

    21/05/2025 10:34

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.