Kampionia e edicionit aktual, Drita, nuk e ka fituar ndeshjen e xhiros së 33-të ndaj Ballkanit në udhëtim.
Ballafaqimi që u luajt në stadiumin me bar sintetik në Suharekë u mbyll baras, 1:1.
Suharekasit e mbyllën ndeshjen me dy futbollistë më pak në fushë, por këtë nuk e shfrytëzoi Drita.
Sunday Adetunji shënoi për 1:0 në minutën e 16-të për Ballkanin, ndërsa Eris Abedini u përjashtua nga loja në minutën e 21-të.
Adetunji ka 18 gola në edicionin aktual të Superligës dhe është golashënuesi më i mirë aktualisht, me një më shumë se Mevlan Zeka i Suharekës.
Në minutën e 32-të, Besnik Krasniqi i Dritës e barazoi rezultatin në 1:1. Për mbrojtësin e krahut të djathtë ishte goli i nëntë sezonal.
Goli i tij edhe e vendosi sfidën.
Dy minuta para fundit, Ballkanit iu përjashtua edhe një lojtar tjetër.
Drita e fitoi titullin e katërt të dielën pas fitores 1:0 ndaj Llapit. Ndërkohë, lojtarët e Ballkanit nuk ia krijuan korridorin e nderit të enjten.
Drita e para ka 70 pikë, ndërsa Ballkani i dyti ka 58 pikë.
Deri në fund të kampionatit elitar të Kosovës kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.