Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kane ka besim se Anglia mund ta fitojë Botërorin
    Ballina-2

    Kane ka besim se Anglia mund ta fitojë Botërorin

    16/11/2022 15:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Harry Kane ka insistuar se Anglia nuk është “e frikësuar” të thotë se mund ta fitojë Kupën e Botës 2022 dhe beson se forma e dobët ka ulur pritshmëritë para nisjes së Botërorit në Katar.

    Të udhëhequrit e Gareth Southgateit janë favoritë për të triumfuar pasi kanë shkuar deri në gjysmëfinale në Botërorin 2018, si dhe ishin finalist të Evropianit vitin e kaluar.

    Dhe Kane e ka ndjesinë se Anglia mund ta bëj një hap më shumë në Lindjen e Mesme dhe ta fitojë trofeun e parë të madh që prej Kupës së Botës 1966.

    “Në Angli para 10, 15 vjetësh, ishim të frikësuar të thoshim se dëshirojmë ta fitojmë turneun. Me Southgatein në katër apo pesë vjetët e fundit, nuk jemi të frikësuar për një gjë të tillë. Ne besojmë se mundemi. Do të gaboja nëse do të mendoja ndryshe. Do të jetë vështirë por duhet të mundohemi shumë dhe të kemi pak fat që gjërat të shkojnë në të mirën tonë dhe ta arrijmë suksesin”, ka thënë Kane të mërkurën në një intervistë dhënë për “Sky Sports”.

    Anglia e nis turneun kundër Iranit më 21 nëntor dhe është në kërkim të fitores së parë në shtatë ndeshje, pas tri barazimeve e tri disfatave.

    Kane është në formë të mirë me Tottenhamin pasi ka shënuar 13 gola në të gjitha garat.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.