Ndeshja angleze e Ligës 1 midis Reading dhe Port Vale u ndërpre në minutën e 20-të pasi tifozët e Reading hynë në fushë.
Tifozët e skuadrës vendase hynë në fushë në një seri tjetër protestash kundër pronarit Dai Yong.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe i kuptojmë zhgënjimet e tifozëve”. Por duhet të paralajmërojmë se hyrja në fushë dhe hedhja e sendeve në fushë sjellin rrezikun që ndeshja të ndërpritet dhe të sjellë sanksione të natyrës personale”, tha klubi. /GazetaSport
