Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që trajneri i Ballkanit, Ilir Daja të dënohet me dy ndeshje pas përjashtimit në ndeshjen Drenica – Ballkani që u zhvillua në kuadër të javës së 11-të, shkruan Demokracia.com.
Daja u përjashtua pas një tollovie të krijuar te bankina mysafire, derisa sipas disipliorit e ka kapur dhe shtrënguar fort gjyqtarin e katërt. Në anën tjetër Disiplinori i ka dhënë vërejtjen e fundit pas sjelljes jo të mirë të shikuesve, derisa ndihmës trajneri I saj, Bekim Xani është dënuar me dy ndeshje.
Më poshtë gjeni vendimet komplete:
FC ”Drenica”. Në minutën 90+, pas një zënke të ndihmëstrajnerit të FC ”Drenica”, Bekim Xani dhe futbollistit të FC ”Ballkani” me nr fanelle 80 Albin Berisha, shikuesit kanë hedhur shishe PVC dhe kanaqe në fushën e lojës , në drejtim të bankinës mysafire dhe lojtarëve të Ballkanit në fushë. Po ashtu në minutën 90, skuadra vendas ka tërhequr të gjithë topat e dedikuar për lojë. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC “Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Recedivist).