Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kapiteni i çekëve: Kartoni i kuq vrau ndeshjen
    Ballina-2

    Kapiteni i çekëve: Kartoni i kuq vrau ndeshjen

    13/10/2023 11:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria mori një fitore të madhe në Air Albania duke mposhtur Çekinë me shifrat 3-0. Kuqezinjtë hedhin kështu një hap të sigurt drejt Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani. Pas sfidës, kapiteni i çekëve, Tomáš Souček theksoi se kartoni i kuq “vrau” ndeshjen ndërsa shtoi se për çekët disfata ndaj Shqipërisë është nga ato që dhemb shumë.

    “Humbëm, na vjen keq. Ne pësuam gol me gjuajtjen e parë në portë dhe ishte e vështirë që të kthehej. U gëzuam kur shënuam golin, por si përfundim mbetëm me 10, gjë që e “vrau” ndeshjen për ne. Në pjesën e dytë ne dhamë gjithçka në fushë, por përsëri ata gjetën gola me kundërsulme, na vjen të gjithëve keq se si përfundoi kjo ndeshje.

    Kartoni i Kuq? Si kapiten shkova menjëherë te gjyqtari, ai më tha se u vendos nga VAR-i. Në fund na tha që ishte prekje e topit më dorë me qëllim, ndaj edhe erdhi i verdhi i dytë dhe i kuqi. Çdokush mund të thotë mendimin e tij për këtë rast, unë e them përsëri se ai ishte momenti që vrau ndeshjen tonë.

    Ne po mundeshim dhe po përpiqeshim ta kthenim fatin e ndeshjes. Mund të ishte 1-1 dhe do të ishim në ndeshje. Ne e kontrolluam ndeshjen për një periudhë të gjatë, ata shënuan me një gol nga distanca. Është padyshim pjesë e ndeshjes, por nuk duhet t’i vëmë fajin për gjithçka atij kartoni të kuq. Mund të kishim shënuar gola të tjerë. Duhej të fitonim, të ishim më të qetë. Është ende ne duart tona. Tani jemi të detyruar të fitojmë tre pikët të dielën ndaj Ishujve Faroe.

    A është kjo humbja më e rëndë në karrierë? Ka ndeshje të tjera si kjo, por nuk dua të shoh nga e kaluara. Padyshim që na dhemb, do të ishim shumë më afër Europianit, i cili është objekti ynë i qartë. Sidomos kur e ndjen që mund të kishim fituar këtu”, u shpreh Souček.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.